~ Zonja Z ~

Mungesa e guximit

(shënim i Zonjës Z)

 

Të gjithë flasim për poshtërsinë e realitetit ku jetojmë, të gjithë jemi viktima. Duam të jetojmë ndryshe, të lirë nga maskat. Por, kur fjalët duhet të kalojnë në vepra, atëherë po të gjithë, në heshtje, sikur pajtohemi, nuk arrijmë të shkëputemi e thuajse kemi frikë se ky realitet është gjithçka që mund të kemi.

Ky realiteti nuk është një kompozim virtual i gjërave që na imponohen. Nuk është një forcë e jashtme që e dhunon mënyrën tonë të jetuarit. Nuk është as një format rregullash të shkruara na gur. Është ajo që krijohet nga bilanci i maskave përballë fytyrave të vërteta. Gënjeshtra përballë së vërtetës, gjithsesi një proporcion i zhdrejtë. Një luftë e pabarabartë, epërsi e frikshme e mashtrimit mbi sinqeritetin.

Realiteti i egër është ai që ne krijojmë me heshtjen tonë, me mungesën e guximit për të sfiduar maskat.

E më pas ankohemi për pasojat e heshtjes sonë!