~ Zonja Z ~

(Mos)pritja

Dikur ëndërronte dhe priste.

Priste dikë që do ta dashuronte për çmendurinë e saj.

Dikë që do ta respektonte për UNIN e saj të veçantë që natyrshëm i frymonte brenda.

Dikë që lumturinë e saj do ta bashkëndiente deri në ekstazë, ndërsa mërzinë e saj deri në humnerë.