~ Zonja Z ~

Kur seksi ndërhyn në politikë

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Politikanët e këtij vendi frustrimet e tyre në shtrat, po i shprehin suksesshëm në politikë. Nëse nuk më beson, ndiq cilëndo mbledhje të Kuvendit të Republikës dhe do të shohësh se si asnjë nga përfaqësuesit nuk e dëgjon shoqi-shoqin, por të gjithë ulërijnë dhe shpërfillen. I trajtojnë rivalët politikë ashtu siç i trajtojnë dashnoret: në publik i injorojnë, ndërkaq larg syve të opinionit duhen me pasionin e atij që e mban epshin të fshehtë.

Prandaj dhe unë nuk e marr seriozisht politikën shqiptare, njerëzit e frustruar më kanë ardhur në majë të hundës.