~ Zonja Z ~

Këpucët e kuqe

(shënim i zonjës Z)

 

Teksa po  shkruaj, jam duke përjetuar natën e mbrëmshme.

Më the se ndiheshe shumë i trishtuar dhe tërësisht pa frymëzim. Pa paralajmërim renda te ti. Mbatha këpucët ekuqe me taka, ato që ty të pëlqejnë shumë. Hodha krahëve vetëm një pardesy ngjyrë qielli, aq sa për të fshehur lakuriqësinë time rrugëve.

“Ndihesh i frymëzuar tani” – të pyeta dhe vështrimi yt më depërtoi tejpërtej.

Të ndiej si më afrohesh tinëzar, thua se do të më zësh në befasi dhe kjo ma shton afshin. Ti e ndien këtë, më puth pandërprerë, nuk ndalesh. E ndiej se je i eksituar,fërkohesh mes kofshëve të mia, plot padurim që të më depërtosh. Por nuk ngutesh. Vazhdon të më puthësh më përkëdhel flokët, krahët, gjinjtë, barkun… Tani jam unë ajo që nuk kam më durim; dua që ti të futesh brenda meje, por ti vazhdon të më puthësh në çdo cep të trupit, sikur do që të më shijosh të tërën në një përjetim të vetëm.

Shumë gjëra ndiej përnjëherë: Lëngu i gojës tënde më eksiton edhe më shumë; përkëdheljet e tua më nxjerrin drithërimat: më duket se flutura flatrojnë brenda meje; vetëpërmbajtja jote më jep ndjenjën e një ankthi ekzaltues. Druaj se do të vërshoj,  shtrëngoj çdo muskul në trup. Ti e ndien këtë dhe, sa herë që shtrëngohem, ti më kap dorën dhe gishtat e tu mbërthejnë të mitë. Dikush mund të thotë se jam budallaqe, jam romantike e pashpresë, por le të mendojnë çfarë të duan. Në heshtje, në ritëm me këngën që na pëlqen të dyve, të pyes ty: “A do të më duash edhe atëherë kur nuk do të jem më e re dhe e bukur?”