~ Zonja Z ~

Inati

(mesazh për Zonjën Z)         

 

Edhe pse të lodhur nga shpërfillja e të dehur nga dhimbja, prapë nuk mbledhim guxim të ecim drejt njëri-tjetrit. Trembemi se hapi i parë do të shihet si dobësi, thuajse bëhemi gati për luftë dhe jo për dashuri.

Në pritje që diçka ta thyejë akullin mes nesh, përqafojmë heshtjen idiote. Atë që ka kohë për gjithçka, përveç që t’i hapë rrugë lumturisë. E ndërkohë, si të fiksuar, ndjekim profilin e njëri-tjetrit në Facebook, por me fanatizëm i kursejnë PËLQIMET se mos rastësisht po kuptohet se jemi duke menduar për njëri-tjetrin.

Çfarë budallenjsh krenarë?

Harrojmë se një PËLQIM nuk e shpreh as një të miliontën e mallit që tërë kohën shpërthen në flakë brenda nesh.

Nuk e di çfarë bën ti, por unë tërë kohën e shaj Zuckerberg-un, pse nuk e ka shpikur një aplikacion që të ma bënte të mundur të përvidhem në zemrën tënde.

Dua të shoh kë vërtet ti dashuron.

A jam ende vetëm unë aty?

Apo ke lënë të hyjë dikë tjetër?