~ Zonja Z ~

E bukura dhe bisha

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Unë dashurinë e përjetoj si një bukuri që më bën të vendos tre pika kudo. Ajo më fal durimin të zbuloj të bukurën edhe aty ku askush tjetër nuk e ndien atë. Dashuria është një bukuri e pafjalë, e fshehur nga sytë e botës. Besoj në të dhe në emër të saj jam në gjendje të bëj edhe gjërat më të çmendura.

E ke pyetur ndonjëherë veten pse ajo përralla e famshme quhet “E bukura dhe bisha” dhe jo “Bisha dhe bukuroshi”? Të rrallë janë ata meshkuj që do të mund të më dashuronin nëse do të dukesha si bishë. Aq të rrallë saqë një gjë e tillë është pothuajse e pamundur.