~ Zonja Z ~

Dilema e ëmbël

(mesazh për Zonjën Z)

 

A më dashuron vërtet?

Kjo është pyetja që nuk guxoj të bëj. Jo ngaqë trembem nga përgjigja jote, por kam frikë se as atëherë nuk do të të besoj. Ndonjëherë mendoj se gjithçka që kam nevojë është të më thuash se nuk po i bie murit me kokë dhe se nuk po e mashtroj veten.

Prandaj më nuk do të të pyes: “A më dashuron vërtet?”

Në vend të kësaj, do të lutem që të mos zgjohem kurrë nga kjo ëndërr, sepse e tillë është jeta me ty: një ëndërr nga ato të bukurat që pakkush e beson.