~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzimin e botëve

Unë: Pse Z?

Zonja Z:  Z është për Zombi, – thotë ajo – Një femër që vendos ta jetojë të vërtetën e vet dhe refuzon ta luajë rolin e kukullës së bukur dhe të pafjalë, rrezikon të syrgjynosë veten, ta shohë veten të braktisur, të përgojuar dhe të përbaltur. Dhe nëse ngulmon e nuk heq dorë, atëherë do t’i shohë edhe njerëzit e vet duke u shmangur prej saj, si të ishte një e vdekur mes të gjallëve. Një Zombi!