~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Unë: Xhelozia jote mua më duket argëtuese, por më çmend këmbëngulja jote që me çdo kusht t’i dalësh në fund një historie dyshimi që mund të kesh.

Zonja Z: (qesh) Nuk mund të luash me zjarrin dhe në të njëjtën kohë të besosh se nuk do të digjesh.

Unë: Në sytë e mi, ti je gjithnjë më e mira dhe më e bukura.

Zonja Z:  Këtë të ma thuash shumë shpesh.