~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Zonja Z: Nëse them se jam e mërzitur, menjëherë më radhisin një mijë arsye pse nuk duhet të ndihem ashtu. Jam lodhur nga ata që presin nga unë të jem gjithmonë e përkorë. Dua të arratisem, të iki sa më larg.

Unë: Unë kam tërë jetën që po iki, por është e kotë. Edhe në fund të botës, të arratisesh dhimbja nuk tretet, duhet pranuar si bashkëbanues në shpirtin tënd.

Zonja Z: Do ta pranoj. Por, a mjafton kjo?

Unë: Jo, por nuk ka rrugë tjetër. Ky është ankthi i të jetuarit.