~ Zonja Z ~

Besoj

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Besoj se një ditë do të jemi vërtet të lirë.

Të lirë nga dëshpërimi ynë.

Të lirë nga frika, nga skamja, nga mosbesimi.

Të lirë nga udhëheqësit që na marrin për të mirëqenë; nga pasanikët e pasuruar shpejt pa asnjë konsideratë për jetën e tjetrit.

Të lirë edhe nga marrëzitë tona.

Besoj se një ditë e ardhmja do të jetë më e bukur këtu dhe jo diku tjetër.

Besoj!

E megjithatë, e di që besimi nuk mjafton.