~ Rebelimi i Lúlus ~

Pika pa kthim

Dashuria ishte e para ndër të gjitha, nëna e të gjitha temave, por te ne, fatkeqësisht, ai libër që për temë ka dashurinë përmbajtësore është një libër krejt i ri, pothuajse i paprekur.

Por ti mos u tremb.

Këto ditë kam menduar shumë për kuptimin e emrit “Lulu” dhe vetëm tani e kuptoj plotësisht dilemën që ke përballë: a do të lartësohesh përtej vargonjve që ta mohojnë gjithanshmërinë e unit tënd dhe do të përqafosh kuptimin e bukur të emrit që ti mban, si pjesa më e fisme e ekzistencës tënde jetësore? Apo do të vijosh të ngurrosh e të njësohesh me atë kuptimin tjetër, atë të njeriut trashanik, sylesh, pikërisht të atij që elitat tona me përçmim e shpotisin duke e trajtuar si “lolo”.

(Lulu, gjaku i venave të mia!)

Mos lejo që nga “Lulu hireplotë” të shndërrohesh në “lolo”.

Rebelohu!