~ Rebelimi i Lúlus ~

E shtunë, 7 gusht

(Lulu hireplotë)

Përballë shtazërisë së njeriut, nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje. Por, nëse do të më duhet të zgjedh mes dy të këqijave, zgjedh ta provoj veten në një xhungël të njeriut dhe jo në një kopsht zoologjik, padronët e të cilit janë të bindur se janë njëkohësisht zotër të jetës dhe të vdekjes. Pavarësisht të gjitha rreziqeve dhe paqartësive, në xhungël së paku do të isha i lirë, do të isha vetja ime.