~ Rebelimi i Lúlus ~

E shtunë, 7 gusht, mesditë

(Lulu hireplotë)

Ndonjëherë më duket sikur te ne nuk ekziston diçka që mund të cilësohet si fundi i vërtetë i një agonie.

Kujto rastet kur sa herë kemi besuar se kishim prekur fundin, por, si me një magji të ligë, të bërë nga një mendje e sëmurë, fundi gjithnjë gjente një mënyrë që të shënonte rekorde të reja.

Dhe ne, edhe njëherë, të gjitha duhej t’i ribënim nga e para.