~ Rebelimi i Lúlus ~

E premte, 6 gusht, pasdite

(Lulu hireplotë)

Kam frikë se jemi kthyer në figurina, në marioneta në duart e dikujt tjetër, si dhe në aktorë që aq shumë janë përfshirë në rolin që u është caktuar, saqë nuk mund ta bëjnë më dallimin mes vetes së tyre të vërtetë dhe personazhit, rolin e të cilit luajnë.

Dhe të gjithë, kështu së bashku, kemi përfunduar brenda një drame absurdi, në skenën e së cilës mund të ndodhë gjithçka, por ku asnjë veprim nuk të çon gjëkundi.