~ Rebelimi i Lúlus ~

E mërkurë, 5 gusht, pasdite

(Lulu hireplotë)
Në beteja të panumërta, të vogla e të mëdha, nuk luftoj për asgjë tjetër përveçse për thelbin e qenies sime.
Luftoj që të mos tjetërsohem dhe të mos detyrohem t’i përshtatem egërsisë që ka shpërthyer kudo, para së cilës kam frikë se tashmë jemi dorëzuar.
Luftoj për të drejtën time që të mos jem i pranueshëm nga ata që mendojnë se u takon e drejta për të caktuar norma e standarde.
Luftoj për bindjen time që të mos kem nevojë të urrej, në mënyrë që atëherë të mund të dëgjohet zëri im dhe të lë një shenjë se edhe unë ekzistoj.