~ Rebelimi i Lúlus ~

E mërkurë, 5 gusht, mbrëmje

(Lulu hireplotë)

Hakmarrja ime kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund të më lëndojnë, është se nuk do t’ia dalin kurrë që edhe mua të më bëjnë si veten.

Sado që të përpiqen, nuk do të mund të më mësojnë si të urrej.

Krejt çka ndiej për ta është vetëm keqardhje.

Kjo ndjesi është ngadhënjimi im, por njëherësh edhe disfata më e madhe për mua, sepse mosurrejtjen ata ende e pandehin si dobësi.