~ Rebelimi i Lúlus ~

E enjte, 5 gusht, pasdite vonë

(Lulu hireplotë)

Politikën e përjetojmë si futbollin.

Bëjmë tifo për ekipin e parapëlqyer e ndërkaq, duke përkrahur një lojtar të caktuar, lidhemi emocionalisht me të dhe, duke pandehur se kështu shprehet dashuria për idhullin dhe ekipin tonë, më pas shajmë dhe fyejmë simpatizantët e ekipit tjetër.

I bëjmë të gjitha këto, ndonjëherë edhe shumë më tepër se kaq, dhe përsëri nuk e dimë për se i bëjmë.

Në fund, ndihemi humbës edhe atëherë kur fitojmë!