~ Libra ~

Rebelimi i Lúlus

“Rebelimi i Lúlus” është manifesti i parë personal i Albatros Rexhaj, mbi gjithçka që e bezdis atë në realitetin e sotëm. Një sprovë kulturore, sociale por edhe politike e shprehur me një stil artistik.

“Rebelimi i Lúlus” është një formë ditari, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t’i shtohet edhe zëri yt.

Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t’u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë, një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor. Në këtë kërkim të vrullshëm dhe të ethshëm, fytyra ka plot, por as edhe një që të jetë e pamakijazhuar, e pandikuar nga prirjet e momentit, origjinale. Më së shumti ka maska! Maska të prerjeve dhe formave të ndryshme, nga disa për çdo fytyrë.

Po kush është Lúlu?

Lúlu jam unë, je ti, është miku që i hapim zemrën, është shoqja ku prehim kokën, është babai durimplotë, është nëna e dhembshur. Është thjesht dhe vetëm dashuri, është engjëllorja brenda nesh. Lúlu jam unë, je ti, është miku që na harron, është shoqja që na shpërfill, është babai i vrazhdë, është nëna e pandjeshme. Është thjesht dhe vetëm shndërrimi im, yti, juaji, joni. Nuk është e kundërta e engjëllit, është aktori komik, është loloja që zbavit.

Kur Lúlu-lolo del në pah, duhet ndihmuar, duhet shëruar. Kura është gjetur, është dashuria. Dhuroni dhe merrni dashuri, përsosni shpirtin, hapni zemrën dhe mendjen, gjeni fytyrën që nglutazi kërkoni.

Fillimisht i botuar nga “Pegi”, në vitin 2015, ky libër tani mund të lexohet në tërësi në versionin online.

Kopja fizike e këtij libri mund të porositet këtu.