~ Në kërkim të daljes ~

Pamja e parë

Skena është e errët.

Ndizet një cigare. Shihet duqi i kuq i saj. Dikush e thith thellë cigaren. Dritë e zbehtë bie mbi policin, i cili është në gjendje jermi. Ai zgjohet dhe mundohet të kthjellohet. Prek kokën ngase i dhemb, merr frymë thellë, është i habitur. Më pas, drita bie te djalosh, i cili po thith cigaren dhe vështron policin. Mëpas ndriçohet i tërë mesi i skenës. Shihen bariu dhe vajza duke prekur në hapësirë boshe, thuajse kanë hasur në mure të padukshme. Ata nuk merren fare me policin.

 

Djaloshi: (I drejtohet bariut) O fshatar! Po zgjohet daja yt!

Bariu dhe vajza kthehen nga djaloshi dhe polici.

Bariu: Daja im? Ku është daja im?

Djaloshi: Nuk e di a është apo jo vëllai i nënës tënde, por diçka me siguri e ke. Ka shumë ngjashmëri mes ju të dyve!

Bariu: Çfarë ke ti me nënën time?

Djaloshi: (Vazhdon me ironi) Jo, jo,asgjë nuk kam. Dhe as që e di se kush ka punë me nënën tënde. Por duke u nisur prej çka po shoh tek ti, me siguri që nëna jote nuk është tipi im.

Bariu: Çfarë të thotë mendja, o idiot? A e di se ta rrotulloj kokën prej vendit?

Bariu, me kërrabën e tij, matet ta sulmojë djaloshin. Djaloshi hedh cigaren dhe merr pozicion mbrojtës. Situata elektrizohet.

Polici: (Ndërkohë është kthjelluar dhe futet mes tyre; nuk i lë të përleshen) Hej!… Hej… Ndal… hiqe atë kërrabë!

Djaloshi: (I vendosur të mos i ndahet sherrit.) Shihe këtë! Kinse po bën ligjin këtu! Katundar, a e sheh që e ke dajë?

Bariu: E po, katundari ta rrotulloftë nënën!

I vërsulet djaloshit, por përsëri përplaset me policin. Ndërkohë, djaloshi prapë vazhdon ta ngacmojë nga prapa.

Djaloshi: Hë! Çfarë pret? Se dua të shoh se çfarë mund të bësh…

Polici arrin t’ia marrë shkopin bariut dhe e shtyn prapa. Menjëherë i kthehet djaloshit.

Polici: Mbylle ti!

Djaloshi: Pse? Çfarë po bëj unë? Mos jam gjë fajtor pse katundari nuk di se çeshtë shakaja?

Ndërkohë, vajza është krejt indiferente dhe ngjarja nuk i zgjonfare interes.

Bariu: Shaka? Ta tregoj unë shakanë ty… Po nuk ke faj ti, jo. E kam vetë fajin që merrem me marrokë si puna jote!

Bariu fillon të rregullojë rrobat e shtatit dhe të qetësohet. Lëviz anash. Gjatë gjithë ngjarjes, vajza vazhdon të rrijë e heshtur, e mënjanuar dhe e çinteresuar.

Djaloshi: Çfarë njerëzish të lënduar nga trutë! Po pse duhet të përfundoja këtu, i mbyllur me ju?

Policit nuk i pëlqejnë fjalët e djaloshit Polici: Vërtet? Ke ndonjë problem ti?

Djaloshi: O Zot! Asnjëri nuk është i saktë këtu! Hej! Kthjellohuni! Nuk jemi në livadh këtu!

Polici: Fol shqip! Çfarë kërkon?

Djaloshi: Ti je polic, ndaj na nxirr prej këtu…

Polici: T’ju nxjerr? (Habitet, nuk kupton.) Prej ku, more?

Vajza: Mbase është polic trafiku. Mos e mundo njeriun.

Djaloshi: Ah, zemër! Fole edhe ti? Mirë, pra… Më trego ndonjë gjë edhe mua, se vërtet dua ta di…

Vajza: Më duket se i paske marrë ca viza drogë! E sa për këtë të gjorin (kthehet nga polici), kushedi si e ka hallin, se ndryshe nuk do të humbte kohë e të merrej me ty.

Djaloshi: Ashtuuu? (zgërdhihet)… Ty me siguri të kanë sjellë këtu sepse je shumë e bukur dhe të kanë inat!

Polici: Mjaft! Mjaft më!

Djaloshi: Shiko ky! (Imiton policin.) Mjaft!… Mjaft më!… Po të duket vetja se je me shërbim?

Djaloshi bënë gjeste policësh. Rri gatitu, shtiret kinse drejton trafikun dhe qesh me veprimet që bën vetë.

Polici: Sa të jem unë këtu, do të flasësh vetëm me lejen time!

Djaloshi: (Qesh me ironi) Pse, të rren mendja se mund të shkosh gjetiu?

Polici nuk kupton asgjë. Çuditet, por edhe bezdiset nga marritë e djaloshit. Vendos ta shpërfillë. Pastaj ia hedh shkopin bariut. Ky e kap shkopin, e fut mes këmbëve dhe e sheh djaloshin me kërcënim.

Ndërkaq, polici ecën nëpër skenë. Do që të largohet por, has në një pengesë të padukshme. Kalamendet sikur të kishte goditur murin me kokë. Ka dhimbje dhe ulet. Vajza i afrohet. Ia shikon ballin.

Vajza: Të është skuqur. Je vrarë keq!

Polici: Si është e mundur? Nukpashë asgjë!

Vajza: (Nxjerr një shami dhe ia fshin fytyrën) Në të gjitha anët ka pengesa të padukshme e të forta si mure prej gurit. Edhe ne të tjerët jemi përplasur, por ti shpëtove mirë. Ky kulleri këtu u ka rënë mureve disa herë, deri sa u bind më në fund se nuk ka ku shkon.

Polici: Po si është e mundur?!

Djaloshi: (ndërhyn) Ti je polic. Ti duhet ta dish këtë!

Polici: Unë s’po kuptoj asgjë!

Polici mendohet. Është shumë i habitur.

Vajza: E ç’kërkon të thuash me këtë se është polic? Uniforma nuk e ndihmoi për asgjë. A nuk e pa se si u përplas si të gjithë ne pak më parë?

Djaloshi: Pak si shumë po të dhimbset ky tipi! Veç mos thuaj se je shpirtmirë prej natyre…

Me të dëgjuar këtë, polici nis e largohet nga vajza.

Polici: Mirë e ka ai. Unë duhet të jem… polic. Duhet të bëj diçka. Djaloshi: Qysh, more! Duhet? Po ne e shohim që je polic.

Polici: Mirë e ke! Ma do mendja se duhet të jem polic…

Djaloshi: “Ma do mendja”, thotë! E kush më solli këtu… me këta… me këta trushkulur!

Vajza: E po, meqë ti po e mban veten si shumë të ftilluar, që e di se ky është polic dhe se ai tjetri është katundar, atëherë na trego: kush je ti? Djaloshi: Kush jam unë?

Vajza: Po, po, kush je ti?

Djaloshi zihet ngushtë. Mendohet, por nuk është në gjendje të japë përgjigje.

Djaloshi: Kush jam unë? Çpyetje koti? Unë jam… Unë jam… Vërtet… kush jam unë? Unë jam…

Djaloshi nuk arrin ta përfundoj Jjalinë. Habitet me veten. Mendohet. Zihet ngushtë dhe i lidhetgoja.

Vajza: A e di ndonjëri prej jush se kush është ky?

Që të gjithë nisin e mendohen. Duan të gjejnë diçka, të shpjegohen, mbase edhe ta kundërshtojnë vajzën, por asnjëri nuk është në gjendje të përgjigjet.

Vajza: (Shfrytëzon epërsinë që ia krijon situata) Ti je polic?

Polici: Ashtu… ashtu më duket. Por nuk po shoh asgjë si prej polici te vetja… As ku kam punuar, a kam qenë vetëm apo me të tjerë… Eh, eh, pra… Se edhe emri im nuk po më kujtohet…

Vajza: (I drejtohet bariut, i cili tashmë është ulur.) Po ti, që u zemërove aq shumë për nënën tënde… A e di se kush je, kush është nëna jote? Bariu: Besa, edhe unë për kët’ punë po mendohesha prej fillimit… Dhe po më vinte marre me tregu se nuk po më kujtohet asnjë send prej jetës teme… U mendova e u mendova, por krejt i kam harruar… përveç kërrabës dhe fyellit… se i kam ranë fyellit… Për Zotin, kurrgjë tjetër s po m’kujtohet. Si me ma shtrydh me dorë krejt trurin!

Djaloshi: (Me ironi) Po hiç fare s’kishe nevojë të mundoheshe për ta marrë vesh se ta kanë boshatisur trurin. Që e ke mangët, këtë ta kisha treguar unë.

Bariu: Heu, nuk po di se çka është problemi yt, mor ti, por nuk po më duket se i ke punët ma mirë se unë. Unë vërtet fshatar jam…

Djaloshi: (Nuk e lë bariun të vazhdojë dhefillon tapërqeshë) Shikojeni, more, tipin! Po flet me fjalë të zgjedhura! Po thotë se qenka fshatar! Më fal, pra, se unë mendova se je katundar!

Bariu: Unë po flas atë çka po di. Fjalët po dalin nga mendja ime ashtu si po i zgjedh ajo vetë. Se unë për vete nukpo jam në gjendje që t’i kontrolloj. Dukem si bari. Kam shkop e strajcë. U zemërova që ma ngacmove nënën, e cila as po më kujtohet… Tash ti po m’thua se po flas me fjalë të zgjedhura… e ku ta di unë, nuk po më kujtohet asgjë për veten! Vajza: (I afrohet bariut) Miku ynë ka të drejtë…

Djaloshi: (përsëri ndërhyn) Tash t’u bë mik katundari! Shiko se mos dilni edhe të njohur. Pak më parë mendova se të tërhiqnin vetëm uniformat…

Polici zemërohet dhe i hakërrehet djaloshit.

Polici: Të thashë një herë që ta mbyllësh! Dhe po nuk deshe të ndihmosh, këput qafën dhe shko në punën tënde! Përndryshe… përndryshe, do të merrem vetë me ty pastaj.

Vajza: Qetësohuni (ajo hyn në mes). Mjaft! T’i lëmë gjërat e kota. Të mendojmë për… situatën ku ndodhemi. Jemi të mbyflur, nuk e kuptoni? Nuk e dimë se ku jemi. As çfarë na rrethon. Më e keqja është se asnjërit prej nesh nuk i kujtohet më asgjë për veten… Dhe e dini ç’po bëjmë? Po grindemi për gjëra të kota.

Polici: Mirë e ke. Assesi, nuk duhet të dorëzohemi. Në fillim duhet të analizojmë krejt hapësirën përreth. Mbase na kap syri ndonjë hollësi që mund të na ndihmojë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, se gjithmonë mbetet ndonjë gjurmë që i zbërthen të gjitha. Nuk ka asgjë të përkryer. Çdo herë është ndonjë shenjë e fshehur diku.

Polici fillon të këqyrë muret e padukshme. Përpiqet t’i prekë. Vë veshin të dëgjojë. Kërkon për ndonjë dalje!

Djaloshi: Hë, çfarë tipi! Gjeni! Ë!

Bariu: Ne dolëm nga kllapia para teje dhe e kemi kontrolluar tërë hapësirën. Nuk ka vend që të mos e kemi parë. Dhe nuk shihet as vrima më e vogël.

Djaloshi: Nëse do, t’i tregojmë edhe dimensionet. Shtatë hapa në të gjitha drejtimet. Madje edhe për së larti ka pengesë.

Polici: Kub i padukshëm! Jemi të mbyllur në një kub të padukshëm? (.Analizon, mendon me zë) Nukkemi asgjë veç rrobave të trupit. Hej, ti (i drejtohet djaloshit), paske telefon celular. Provo e thirr dikë. Djaloshi: Të lumtë! Eureka! Zbulim i madh! Nuk më duhet shkolla e policisë që të më kujtojë taprovojatelefonin. (Djaloshi nxjerr telefonin. Ua tregon tëgjithëve.) Mutin! Nukka valë. As sekretarianukpërgjigjet. Nuk hyn në punë për asgjë!

Polici: Si është e mundur? Me siguri që po na shpëton ndonjë hollësi. Patjetër që para nesh, diku këtu, fshihet diçka. Dhe… besoj se duhet të ketë një shpjegim për gjithë këtë…

Polici vazhdon të kontrollojë përreth.

Vajza: Mund të jetë gjithçka. Apo ndoshta diçka që ne as që mund ta marrim me mend.

Djaloshi: Po, po, edhe unë kështu mendoj. Mbase na kanë rrëmbyer jashtëtokësorët dhe, nga tronditja, kemi humbur kujtesën. Ndërkaq mund të jemi në anijen e tyre kozmike dhe kushedi se ku po na çojnë. Dhe s’dihet se çfarë eksperimentesh do të bëjnë me ne!

Vajza: Nëse është ashtu dhe jemi duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, teoria e relativitetit krijon mundësinë që koha dhe hapësira të ndryshojnë në një shpejtësi të tillë.

Djaloshi: Ah, kjo e mençura… filloi prapë me paUavra. Çfarë relativiteti të hamamit? Neve na kanë rrëmbyer.

Bariu: Ndërsa unë mendoj se kemi vdekur dhe tashmë jemi në ferr. Kushedi çfarë ferri është ky… As bukë, as ujë!

Polici: Mirë e the! Buka… uji… ajri… More, vërtet, prej nga vjen ajri që po thithim? Duhet të hyjë diku…

Djaloshi: Kjo për mua është një ëndërr e keqe. Tmerri më i madh është se jam mbyllur këtu me ju. Keni hyrë në ëndrrën time dhe doni të më torturoni me këto marritë tuaja. Njëlloj si në filma horror. O, Zot! Si të zgjohem prej kësaj ëndrre?

Polici: Qetësohu! Tani duhet të mendojmë se si mund të dalim prej këtu. (Polici vazhdon të kërkojë nëpër muret e padukshme.) Shikoni, ajri duhet të hyjë diku këtu, se përndryshe s’do të merrnim më frymë. Vajza: (Duke iu afruar policit.) Këtu nuk ka asgjë. Ajri me siguri hyn nëpërmjet ndonjë mekanizmi special, që ne nuk mund ta dallojmë. Mendoj se kjo që na rrethon është njëfarë fushe elektrike. Energji e koncentruar. Ashtu si laseri. Nëse drita nga një burim i fuqishëm fokusohet në një pikë, atëherë çliron energji të madhe.

Polici: Po flet si shkencëtare?

Vajza: Nuk e di. Thjesht… nuk e di… por po më vijnë vetvetiu këto mendime. Kushedi, mbase ndonjë ditë do studioj fizikën.

Djaloshi: Më fal, zemër, por ti studion të tjera sende. Fizikë po e po, por më tepër aktivitet… Si i thonë? Aktivitet fizik?

Djaloshi bënë gjeste që imitojnë aktin seksual, lëshon klithma dhe qesh me atë që bën.

Polici: Të thashë njëherë! Mbylle ti!

Djaloshi: Ej, ti! Na, ore, baba im je ti, që të ma mbyllësh gojën?

Polici: Ta mbyll që ç’ke me të e që të çuditesh pastaj. Do të flasësh vetëm kur të ta jap unë tjalën.

Djaloshi: Nuk e ke parë ende atë film ti, plako. Hë, ka veshur katundari uniformë dhe i duket vetja…

Polici zemërohet dhe tenton që t’i hidhet djaloshit. Ngafrika, djaloshi e mbyllgojën. Polici është i egërsuar, e ka humbur toruan. Bariu dhe vajza reagojnë dhe hidhen mbipolicin. Nuk e lejojnë që tagodasë djaloshin. Polici: Liromëni! Lërmëni, se do t’ia tregoj qejfin këtij lapangjozit… Djaloshi: (I dridhet zëri) S’ke pse inatosesh ashtu me fjalët e mia. Unë… ja, flas ashtu, se nuk mendoj dhe aq shumë.

Polici: (Përpiqet të çlirohet nga ata që e mbajnë.) Unë nuk kam pse harxhoj kohë me këto budallallëqe. Dua të dal prej këtu, të largohem…

Polici arrin të çlirohet.

Vajza: Qetësohu, de! Nuk je vetëm ti. Që të gjithë duam të dalim prej këtu.

Polici: Unë nuk mund të pres më. Nuk mund të rri kot këtu e të humb kohë me broçkulla… Prandaj duhet të bëjmë diçka. Unë duhet të bëj

diçka!

Bariu: Fol, he burrë. Çka të bëjmë?

Polici: Ju të gjithë jeni marrokë. Të paaftë. Nuk… nuk keni fare iniciativë. Barrë për shoqërinë, ja ç’jeni. Ndoshta edhe e meritoni të jeni këtu. Njeriu nuk duhet të rrijë duarkryq. Duhet të bëjmë diçka!

Bariu: Heu! Heu! Ngadalë tash, bre burrë. Mos u bëj dhe ti si ky rrugaçi këtu!

Polici: S’kam kohë për fjalë. Duhet të bëj diçka.

Bariu: Mirë! E thashë edhe më herët. Çka?

Polici: Të hapim një vrimë.

Vajza: Si ta hapim, kur nuk e dimë se ku duhet ta hapim?

Polici: E po, edhe pa e provuar, nuk mund ta dimë.

Bariu: Taprovojmë, por me çfarë. Nukkemi asgjë me vete që të na bëjë punë. Me shkopin e bariut, me fyellin e me atë telefonin, asgjë s’mund të bëjmë.

Polici shikon në uniformën e vet. Anash, në krahun e majtë, ka shenjën identifikuese tëpunuarprej metali. Mendon se mund t’i shërbejëpër diçka. E merr këtë copë metali dhefillon të gërryej murin e padukshëm. I bie murit me tërëforcën, por është e kotë. Sipërfaqja është efortë, sikur të ishtegur. Goditja e metalit me sipërfaqen epadukshme nxjerr shkëndija dhe një lloj jehone. Polici vazhdon sërish, derisa sa i thyhet copa metalike. Ai nuk dorëzohet. I kap të dyja copat e thyera dhepërpiqet të vazhdojë prapë.

Bariu: Mos u mundo kot. Punë dreqi! Kushedi çfarë është…

Polici përpiqet përsëri, por kësaj here i lëndohet dora. Ai lëshon një britmë dhe instinktivisht, nga dhimbja, ifut gishtat në gojë. Shtrëngon dhëmbët. Vajza i afrohet. Ia merr dorën që t’ia shohë.

Vajza: Nëse vazhdon kështu dhe mua do të më duhet të kujdesem për ty çdo çast, njerëzia përnjëmend mund të mendojnë ndonjë gjë.

Bariu: Tash nuk mund të thuash se nuk u mundove. Të gjithë të pamë se u mundove. Nuk ke nevojë të ndihesh se duhet të bësh diçka për vete dhe për ne. Këtu nuk je polic, këtu të gjithë jemi njëlloj.

Vajza: Mirë e ka! Ndoshta është e thënë të vdesim këtu. Të vdesim nga uria apo duke u shtyrë në pafundësi me njëri-tjetrin. Nuk besoj se jemi të vetmit që jemi të mbyllur kështu. Me siguri ka edhe të tjerë kështu të mbyllur si ne, por ne nuk e dimë.

Djaloshi: (Kërkon edhe ai që ta qetësojë policin.) Kushedi! Ndoshta botën e ka përfshirë ndonjë katastrofë. Mund të jetë fundi i botës… apo si e njohim ne. (Mendohet për fjalët që i tha.) Po, po, si në atë këngën “It’s the End of the World as We Know It (And I Feel Fine)” Mbase ne jemi të vetmit që kemi mbijetuar. Kush i përmendi traumat, tronditjet? Vajza ia bën me shenjë se ishte ajo.

Djaloshi: Ke të drejtë. Si nëpër filma! Prej tmerrit të katastrofës, kemi pësuar traumë dhe kemi humbur kujtesën.

Polici largohet nga vajza dhe përsëri mendon e rreket për të gjetur një dalje.

Polici: Por ne jemi njerëz. Ne jemi dikush dhe kemi diçka. Nuk mund ta pranoj që të jemi kështu si jemi. Të zhveshur nga çdo gjë. Kemi emra. Kemi familje. Njerëz që na duan. Njerëz që mund të na kërkojnë. Njerëz prej të cilëve jemi ndarë. Kemi për detyrë ta mbrojmë jetën tonë. Secili prej nesh duhet të gjejë një mënyrë që t’i rikthejmë jetët tona. Djaloshi: Është e kotë… Nukka dalje prej këtu…

Edhe të tjerët i pohojnë me gjeste jjalët e djaloshit, porpolici nuk ua vë veshin.

Polici: Me siguri që dikush duhet ta dijë se jemi këtu. Nuk mund të jemi të harruar, e marrtë dreqi, e marrtë! (Polici fillon e bërtet) Hej… Hej… a ka njeri këtu? Hej… Hej….

Errësohet skena.

Fundi i pamjes së parë