~ Libra ~

Kthimi

“Kthimi” është një zbërthim artistik i asaj që fare lehtë mund të cilësohet si një anatomi shqiptare e dashurisë. Një rrëfim krejtësisht i ri, por që jep përgjigje në të gjitha ato pyetje që ngelën pa u trajtuar te “Zonja Z”.

Ky libër  përbëhet nga dy pjesë të titulluar ‘’Qyteti B’’ dhe ‘’Kthimi’’. Gjithçka zhvillohet në një takim me lexuesit dhe pyetjet e tyre dhe përgjigjet e shkrimtarit bëjnë që të shënjojnë pikë të veçanta të jetës së gjithsecilit.

Libri ‘’Kthimi’’ konsiderohet nga autori si libri më personal i tij, por nuk është një libër autobiografik.

“KTHIMI” është botuar nga “Pema”, në vitin 2018. Aktualisht ky libër akoma nuk mund të lexohet në versionin online.

Kopja fizike e këtij libri mund të porositet këtu.