~ Edith ~

Nga libri sekret i magjistarit (6)

Fizika shpjegon se elektronet janë përbërësit kryesorë të energjisë elektrike. Elektronet janë kudo dhe tërë kohën lëvizin në mënyrë kaotike. Për shkak se nuk kanë ndonjë orientim, ne nuk e ndiejmë praninë e energjisë elektrike. Në çastin kur vendosen dy polet e tërheqjes, një plus dhe një minus, elektronet radhiten dhe në ritëm harmonik veprojnë në një drejtim të caktuar. Kjo radhitje, kjo ngutje e elektroneve që të dynden në një drejtim të caktuar, krijon atë që në e njohim si energji elektrike.
Në parimin e shëmbëllimit, e njëjta gjë vlen edhe në raport me energjinë mendore. Në çdo çast të jetës sonë ne projektojmë pafundësisht imazhe për të cilat madje as nuk jemi të vetëdijshëm dhe që më pas derdhen në atë që Jungu e quan “e pavetëdijshmja e përbashkët”. Këto projeksione në të vërtetë janë grimca të energjisë së pastër që, po ashtu si elektronet, në raport me rrymën elektrike, janë kudo dhe lëvizin në mënyrë kaotike. Dhe në çastin kur vendosen dy pole të tërheqjes, një pikë nisjeje dhe një pikë adrese, këto grimca energjie radhiten dhe, në ritëm harmonik, dynden drejt cakut.

NGA LIBRI SEKRET I MAGJISTARIT