~ Edith ~

Nga libri sekret i magjistarit (3)

Njeriu bredh në hapësirën-fantazmë që shtrihet mes së ardhmes dhe së shkuarës. Mes zhgënjimit për dështimet e së shkuarës dhe frikës për atë që do të na sjellë e nesërmja. Aty ku ka gjithçka, pos ndjesisë TASH. Aty e tashmja gjithnjë ikën, thuajse nuk ekziston fare. Por, atëherë kur ndien shpirtin e botës, papritmas shfaqet ndjesia e së tashmes. E vetmja gjë e vërtetë. Pika ku e ardhmja dhe e shkuara shkrihen me njëra-tjetrën. Pika ku ndien gjithçka. Dhe të gjitha përnjëherë. Mbi të gjitha, ndien dhembjen e përbashkët, dhembjen e të gjithë brezave, dhembjen e të jetuarit. Është kjo pika përtej së cilës nuk ka më kthim mbrapa.

— NGA LIBRI SEKRET I MAGJISTARIT