~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (7)

Sa herë që mendja ime e humb ndjenjën e kohës dhe hapësirës, më kujtohet mënyra se si më përqafonte ajo. Më kujtohet se si, në çdo përqafim, më thoshte se sa shumë më dashuronte. Më kujtohet shtrëngimi i saj, që sikur kishte frikë se do të më humbte. Më kujtohen thonjtë e saj, gërvishtjet në shpinë në çastin kur përjetonte orgazëm dhe shpërthente në ulërima. Më kujtohen kafshimet e saj, shenjat që më linte në vendet e dukshme të qafës. Shenja që edhe unë i doja dhe nuk i fshihja asnjëherë. I quaja shenja të pronësisë. Dëshmi se isha i saji.

Por, përkundër të gjithave, në fund unë e zhgënjeva! Zhgënjeva të vetmin njeri që diti të më bënte tejet të lumtur.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI