~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (5)

Drithërimat e virgjëreshës…
Thellë nga brenda ngrihet shtrëngata.
Stuhi marramendëse e rrymave të zemrës.
Erërat e egra të shpirtit ulërijnë.
Aq të forta, saqë e përlajnë të gjithë ngurrimin. Gjithçka shembet para vrullit të njomë që merr jetë nga thellësia e shpirtit.
Ajo i mbyll sytë…
E ndien si po përpëliten çastet e fundit të pafajësisë. Dhe dorëzohet në kthetrat e pasionit.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI