~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (14)

Luftëtare e së vërtetës.
E vetmuar, përballë valës së intrigave pafund.
Nuk ngurrojnë ta quajnë të çmendur, ndërsa ajo vetëm qesh.
“Më mirë e çmendur që jeton të vërtetën, se një kukull që dehet nëgënjeshtra të bukura.”
Amazona e fundit.
Ajo është heroina ime.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI