~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (12)

Të egër dhe të askujt.
Kështu jemi unë dhe ti.
Të lodhur nga pritjet e të tjerëve për ne.
Të hidhëruar me botën.
Të hidhëruar edhe me veten, për faktin se më nuk po mundemi as të derdhim lot.
Ndihemi të fyer. Të fyer nga kjo mënyrë e të jetuarit. Nuk duam më të aktrojmë!
Andaj edhe e hedhim shikimin në fund të horizontit. Klithim për diçka më shumë.
Diçka ndryshe.
Një kuptim.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI