~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (11)

Askush s’ka pse të na thotë se nuk ka më shpresë. Askush s’ka pse të na thotë se nuk ia vlen.
Askush…
Edhe atëherë kur humbim çdo shpresë, kur errësira rrezikon të na gllabërojë dritën, edhe atëherë kur ndihemi keq e më keq, duhet ta ndiejmë forcën e pastër të zemrës, sepse brenda secilit prej nesh fle një kampion.
Një kampion i pamposhtur dhe i pakrahasueshëm. Duhet të zgjojmë kampionin, veten tonë të vërtetë. Atë që ende nuk i ka harruar ëndrrat që prej kohës kur ende ishim fëmijë, të paprekur nga ligësia e kësaj bote.
Duhet ta zgjojmë kampionin se vetëm atëherë nuk do të mund të ketë intrigë, injorancë e ligësi që mund të na rrëzojë përtokë.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI