~ Edith ~

Fillimi është fund

1

Dhe çfarë do të ndodhë tani? Ku do të shkojmë prej këtu? Mbase mund të mendosh se në këtë rrëfim ka shumëçka që nuk është treguar. Mund të të shkojë mendja se Sh-ja më ka thënë edhe diçka tjetër. Diçka për atë që do të ndodhë pas sprovës së katërt, sepse, në tërë këtë histori, me siguri ka edhe diçka më shumë.

Mbase edhe ke të drejtë, por ky është një rrëfim tjetër.