~ Libra ~

Edith

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Njeriu është shpeshherë i pakënaqur nga gjendja ku ndodhet. Disa mendojnë që nëpërmjet shqisave mund të bëhen të lumtur, por lumturia mund të jetë e vërtetë vetëm nëse ndahet me dikë tjetër, ndërkaq këtë lloj meditimi dhe përjetimi “Edith” e përmbledh në një himn për dashurinë, por edhe të gjithë marrëzinë e bukur që e ndjek atë hap pas hapi.

Ky libër i dedikohet të gjithë atyre që kanë guxim t’ia pranojnë vetes se janë të kapluar nga një krizë kronike e identitetit, të gjithë atyre që nuk ngurrojnë të eksplorojnë seksualitetin, kufijtë e të mundshmes dhe shumëçka tjetër që na serviret si e ndaluar.

Fillimisht i botuar nga “Dudaj”, në vitin 2013, ky libër tani mund të lexohet në tërësi në versionin online.

Kopja fizike e këtij libri mund të porositet këtu.