~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 6

Në çdo kohë, në çdo rrethanë, gjithnjë përsëritet e njëjta gjë. Sado që përpiqem, asnjëherë nuk arrij ta shpreh tërësisht atë që kam në zemër. Çdo herë, thuajse mungon diçka.

Që nga klasa e pestë e shkollës fillore, tani e deri në fund të ditëve të mia, prore më jehojnë këto fjalë:

E dashura ime,

Ti që ende dyshon në dashurinë time,

Nuk di se si të të bind ty.

Aq të shumta janë mëtimet e tua, sa ndonjëherë kjo më duket edhe e pamundur.

Di vetëm të të tregoj se deri tani jam plagosur me mijëra herë, jam thyer e jam sakatosur. Por gjithnjë kam gjetur forcë e përsëri jam ngritur më këmbë.

Kam gjetur forcë me shpresën se diku në këtë botë është dikush që më kupton edhe atëherë kur refuzoj të flasë. Kam gjetur forcë në bindjen se atje diku është dikush që e ndien se unë shoh përtej bukurisë.

Kam jetuar për ditën kur do ta takoj dikë.

Dikë si ti!