~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 56

Edhe atëherë kur jam i inatosur me vetë jetën, aq i dëshpëruar sa edhe mendimet më shkaktojnë dhimbje, sërish e di se jeta është e bukur.

Nuk mund të jetë ndryshe, sepse e bukura vjen e mbështjellë me gjemba.

Shiko trëndafilin.

Nuk mund ta duash trëndafilin dhe të thuash se i urren gjembat.

Çdo gjë e bukur është e tillë.

Edhe jeta po ashtu.

Rruga deri te suksesi, rruga deri tek e bukura, është e shtruar me gjemba.

Disa prej tyre edhe të gjakosin.

Si në legjendat antike, ku duhet derdhur gjak që të qënd- rojë më këmbë qoftë edhe një mur i vetëm.

Sepse vetëm të guximshmit arrijnë deri tek e bukura.

Duhet guxim!

Duhet guxim edhe për të jetuar!