~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 18

Sa të mbrapshtë!

Ndërsa ti përgjunjesh, ndërsa fjalët të përzihen me lot, tërë kohën ata të rrahin supet.

Të thonë: “Fol, çfarë mund të bëjmë për ty?”

Ndërkaq, ti kthjellohesh pak. Dhe nis e buzëqesh pakëz, pa ndihmën e askujt! Buzëqesh se, më në fund, një rreze lumturie ta dritëson shpirtin. Mu atëherë kur nuk e pret! Pa mëshirë, të kapin dhe të gjuajnë. Drejt e përsëri në terr!

Mos hesht!

Bërtit!

“Mos u tremb nga lumturia ime! Mos ma vrit dashurinë që kam për ty! Mos ma premto atë që tërë kohën ma mohon! Për atë Zot që është Një! Mos më ngushëllo më!”