~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 16

Viktima të paragjykimeve.

Skllevër të fjalëve të pathëna.

Fajtorë për gjëra që as nuk i kemi menduar.

Të burgosur brenda muresh të padukshme.

Të tillë jemi ne sot.

Të ngujuar në ankthin e të jetuarit!

I lejojmë.

Dhe për këtë edhe na lëndojnë!

Nuk ndiejnë asnjë lloj përgjegjësie për ankthet që na dhurojnë.

Buburrecë të çmendur ambiciozë.

Madje guxojnë të na thonë se të gjitha janë për të mirën tonë! Dhe ajo që më acaron më së shumti, është bindja se jemi të pafuqishëm para gjithë kësaj.

Sikur të gjithë jemi dorëzuar?

Hej, ti!

Ti që hamendesh.

Rebelohu!.

Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të bëjnë të ndihesh keq. Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të thonë se nuk je i denjë. Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të zhvlerësojnë edhe para syve të shpirtit tënd.

Rebelohu ndaj të gjithë atyre që ushqehen në dëshpërimin tënd.

Rebelohu sepse, nëse e humb të tashmen, as e ardhmja nuk të pret më.