~ Libra ~

Ditar dashurie i një shkrimtari

“Ditar dashurie i një shkrimtari” është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij.

E shkruar në formën e prozës refleksive, një përmbledhje shënimesh të shkruara ndër vite dhe të kthyera mjeshtërisht në prozë artistike, “Ditar dashurie i një shkrimtari” është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.

Ky libër i dedikohet të gjithë atyre që kanë dëshirë të meditojnë për jetën dhe dashurinë, por që këtë ta bëjnë nga një distancë e sigurt.

Fillimisht i botuar nga “Dudaj”, në vitin 2012, ky libër tani mund të lexohet në tërësi në versionin online.