Falënderime

Në emër të shkrimtarit Albatros Rexhaj, shprehim falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij artistik, me këshilla, korrektësi si dhe me miqësinë e tyre.

Në veçanti, me ndjenjat më të thella të mirënjohjes, Albatrosi dëshiron të falënderojë:

Blendi Fevziu, për korrektësinë e treguar dhe miqësinë,
Alketa Vejsiu, për konsideratën dhe përkrahjen,
Naser Rugova, për miqësinë dhe vëllazërinë e vjetër,
Tahir Hoxha, për miqësinë dhe bashkëpunimin e sinqertë,
Sejdin Cekani, për mësimet e shquara,
Abdullah Zeneli, për mirëkuptimin e treguar në kohën e duhur,
Elvi Sidheri, për miqësinë dhe partneritetin e palëkundur ndër vite,
Elton Myftiu, për mikpritjen dhe rrëfimet e tij të bukura plot me fantazi.