Albatros Rexhaj

 

Mirë se erdhët në faqet e ditarit virtual të  Albatros Rexhaj, shkrimtar modern dhe dramaturg, entuziast i fotografisë dhe një i dashuruar kronik pas kërcimit, modës, artit vizual dhe natyrës. Në këtë faqe mund të lexoni ONLINE shumë nga librat e tij, por, së shpejti, edhe ciklin e letrave të veçanta, një testament personal i shkrimtarit i shprehur në vargje artistike.

Albatros Rexhaj është pjesëmarrës pasionant në jetën publike shqiptare, personazh i shquar televiziv, origjinal në paraqitje dhe me prirje të veçantë për spektakël, por së fundmi, për shkak të komplikimeve shëndetësore, është tërhequr paksa nga jeta publike.

Përkundër numrit rekord të shitjeve, vendimin për të lejuar leximin ONLINE të librave të tij, së paku atyre që tashmë janë liruar nga detyrimet që ka autori ndaj botuesve, Albatros Rexhaj e ka marrë nga dëshira që vepra e tij, si pjesë e pandashme e trashëgimisë së tij shpirtërore, t’u përkasë të gjithëve.

Ata që dëshirojnë të kenë kopjet fizike të librave të Albatrosit ato mund të gjenden te libraritë Adrion dhe Albania në Tiranë, te libraritë Buzuku dhe Artini në Prishtinë, te librari Nobel në Tetovë, te librari Albas në Preshevë, por edhe te shumë librari të tjera gjithandej botës shqiptare.

Disa pjesë të kësaj faqeje janë akoma në punim e sipër.